Ballina Vendi Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur

2

Tiranë- Është ndarë nga jeta shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Meri Lalaj.

Lalaj prej disa muajsh ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi Covid e la me pasoja në mushkëri.

Virusi i kishte shkaktuar shkrimtares dëme të mëdha në ezofag, të cilat mund të gjejnë kurim vetëm jashtë shtetit.

Fatkeqësisht, Meri Lalaj nuk ka arritur ta fitojë betejën për jetën. (noa.al/M.D)