Ballina Lajme Ndahet nga jeta në moshën 33 -vjeçare infermierja në Tiranë

Ndahet nga jeta në moshën 33 -vjeçare infermierja në Tiranë

5

Lajm i hidhur për bluzat e bardha, pasi ka ndërruar jetë në moshë 33-vjeçare infermierja Valdete Gjon Dodaj.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ku shkruan se Dodaj vuante nga një sëmundje e rëndë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të  Infermierisë Shkodër dhe  ushtroi profesionin  e saj si  Infermiere  pranë ZKM Tirane.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.