Ballina Rajoni NATO:I bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën në veri

NATO:I bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën në veri

0

NATO i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve.

NATO gjithashtu thekson se situata duhet të zgjidhet përmes dialogut, ndërsa shton se misioni i alenacës KFOR, vazhdon të jetë vigjilent për të ofruar mjedis të sigurt.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Tëitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, për të nisur punën, pasi një ditë më parë bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale.

Hyrja e tyre në zyrat e komunave u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë. Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre.