Ballina Lajme NATO për sulmin ndaj EULEX në veri të Kosovës: Autorët duhet të...

NATO për sulmin ndaj EULEX në veri të Kosovës: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

2

NATO ka reaguar në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Përmes një statusi në Twitter,  zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shkruan aleanca në Twitter.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX,  konfirmoi më herët se një bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.