Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e përvitshme të Sigurisë, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.
Në një status në Facebook zoti Rama ka njoftuar takimin me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johan Vadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të dërguarin special në Bosnjë, Kristian Shmid dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Njoftimi i zotit Rama është shoqëruar me një galeri fotosh nga takimet.
/ rtsh.al /