Ballina Vendi “Mund të dalë jashtë vendit”, Italia e gjitha “në këmbë” në kërkim...

“Mund të dalë jashtë vendit”, Italia e gjitha “në këmbë” në kërkim të Edison Pulës: S’do lemë gur pa lëvizur

2

Edison Pula, një emër i njohur për policinë shqiptare dhe italiane arriti të arratisej nga burgu i Trevisos në Itali, mëngjesin e djeshëm.

“Burgu ishte shumë i ngushtë për të. Edion Pula, 27 vjeçari me origjinë shqiptare hartoi një plan të thjeshtë për tu arratisur dhe me një dozë guximi arriti të kapërcente murin. Tani ai ka të gjitha forcat e policisë italiane nga pas”, shkruajnë mediet  përtej Adriatikut.

Bllokada në kufij për të kapur të arratisurin Edison Pula

Këtë e konfirmon komisioneri Vito Montaruli: “Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në agim ka nisur një koordinim mes Skuadrës Fluturuese dhe zyrës së hetimit të Policisë me drejtimin e burgut dhe policisë së burgjeve”.

“Kontrolle të plota, duke mos lënë gur pa lëvizur. Në lëvizje është vënë dhe policia kufitare. Dyshimet janë se Pula po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në kufi.”

“Megjithatë, duhet të supozojmë se është ende në territorin kombëtar – konfirmon komisioneri – të gjitha komisariatet në verilindje dhe më gjerë janë alarmuar. Fotoja e shqiptarit i është dërguar të gjitha komisariateve.”