Ballina Lajme Moti i keq,Rama thirrje qytetarëve:Evitoni lëvizjet e panevojshme

Moti i keq,Rama thirrje qytetarëve:Evitoni lëvizjet e panevojshme

7

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarvëe të evitojnë lëvizjet e panevojshme, teksa vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të shumta shiu, bore dhe erë të fortë.

Megjithatë, Rama thotë se punonjësit e OSSH dhe ata të ARRSH janë mobilizuar duke dhe po punojnë si për garantimin e energjisë elektrike dhe zhbllokimin e rrugëve.

Situata më problematike është në Fushë Arrëz, që tashmë ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa rruga e Arbrit është e bllokuar për shkak të reshjeve të borës.

Mesazhi i Ramës:

Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit

Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike

Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje

Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika