Ballina Lajme Moti i keq, pezullohet lundrimi për anijet e vogla në Vlorë

Moti i keq, pezullohet lundrimi për anijet e vogla në Vlorë

3

Kapiteneria e portit të Vlorës njofton se për shkak të motit të keq është lundrimi detar.

Sipas njoftimit, forca e detit jashtë gjirit te Vlorës shkon me 6-7 bf, ndërsa brenda gjirit deri në 6bf.

Për këtë qëllim pezullohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Pezullimi do të vijojë deri mbrëmjen e së shtunës, ndërsa priten më pas përmirësime të situatës nga moti.

Njoftimi

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 31.03-01.04.2023 duke filluar nga ora 10:00 datë 31.03.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 31.03-01.04.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 10:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  31.03-01.04.2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 01.04.2023 ora 18:00.