Ballina Lajme Moti i keq, Kushi: Ndërpritet mësimi në 13 shkolla në qarkun e...

Moti i keq, Kushi: Ndërpritet mësimi në 13 shkolla në qarkun e Shkodrës

1

Të hënën në 13 shkolla në qarkun e Shkodrës nuk do të rinis ende mësimi, për shkak të motit të keq dhe problematikave që ka krijuar në ambientet e shkollave dhe rrugët që të lidhin me institucionin.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë, ndërsa po punohet për rikthimin sa më shpejt në normalitet të këtyre shkollave.

“Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,

2. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,

3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,

4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,

6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,

8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,

11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,

12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,

13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla”, shkruan Kushi.

Javën e kaluar për shkak të motit të keq u ndërpre mësimi në 56 shkolla. Ministria e Arsimit bëri të ditur se orët e humbura do të zëvendësohen.

/rtsh.al/