Në qoftë se nuk jeni të përditësuar me çfarë ndodhi në finalen e festivalit të Sanremo-s, na lejoni t’ua përmbledhim me pak rreshta. Edhe pse Marco Mengoni u shpall fitues i edicionit të 73-të kompeticionit të njohur muzikor, duket se sensacionin e vërtetë të tij e shkaktuan Fedez dhe Rosa Chemical. Artisti 25-vjeçar teksa performonte, iu afrua Fedez-it, e tërhoqi në skenë dhe në fund të këngës, e puthi në buzë me shumë pasion. Fill pas reklamave, Fedez u ngjit në skenë pranë bashkëshortes, Chiara Ferragni, e cila dukej e shokuar nga e gjitha kjo.
Fill pas përfundimit të festivalit, ajo nisi të publikonte foto, video, falënderime për të gjithë njerëzit që i qëndruan pranë gjatë festivalit, por Fdez nuk u duk askund duke shtuar kështu dyshimet se mes tyre ka diçka që nuk shkon.
Fedez ka thyer së fundmi heshtjen në rrjetet sociale ku ka mohuar zërat për një krizë me Chiara-n, si dhe ka lajmëruar shkëputjen prej mediave sociale.
“Po kaloj një periudhë ku preferoj të qëndroj sa më larg rrjeteve sociale. Marrëdhënia me gruan time nuk ka asnjë lidhje me këtë vendim. Përkundrazi, e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”- shkruan ai.
Një vendim që mbetet disi i dyshimtë, pasi para këtij statusi, Fabrizio Corona shkroi se Ferragnez janë afër divorcit dhe se Fedez vuan nga një çrregullim depresiv.