Ballina Vendi “Mos u joshni nga korrupsioni”, mesazhi i Çuçit për punonjësit e rinj...

“Mos u joshni nga korrupsioni”, mesazhi i Çuçit për punonjësit e rinj të Policisë

1

Sot u zhvillua ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht sot nisën fillimin e kursit në Akademinë e Policisë 225 djem e vajza të reja. Në ceremoni morën pjesë drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe  ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Në fjalën e tij Çuçi i tha policëve të rinj të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi, pasi e vërteta do të dalë në dritë e në fund ata do të ndëshkohen.

“Dua t’iu jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjitet. Kur ta kuptoni këtë gjë do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin. Mos u thyeni nga krimi, jeni të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika që për fat të keq ende dhe ajo politikë e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër”, tha Çuçi./abcnews.al/