33-vjeçari Amarildo Shabani, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia njofton se Shabani e ka marrë më forcë bashkëshorten nga vendi i punës dhe e ka çuar në një lokal në kryeqeytet, ku ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike, ndonëse ajo ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.
Ndaj 33 vjeçarit rëndojnë tre vepra penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al