Ballina Bota Momente emocionuese në tapetin e kuq: Angelina Jolie takon admiruesin e sëmurë

    Momente emocionuese në tapetin e kuq: Angelina Jolie takon admiruesin e sëmurë

    20

    Tapeti  i kuq në Festivalin e Filmit në Venecia pati një moment shumë prekës mes Angelina Jolie dhe një admiruesi të saj.

    Shkrimtari italian Pasqualino Esposito është një ndjekës  i rregullt i festivalit. Ai vuan nga osteogenesis imperfecta ose “sëmundja e kockave të brishta”, një çrregullim gjenetik që bën që kockat të thyhen lehtësisht. Ai ndodhej në tapetin e kuq kur aktorja ndaloi ta përshëndeste.

    Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Jolie gjunjëzohet pranë shtratit portativ të Esposito për të folur me të. Më vonë, ai rrëfeu edhe bisedën me yllin e filmit “Maria”.

    Ajo është një njeri me zemër të madhe. Është fantastike”, tha ai për The Hollywood Reporter.