Vritet një shqiptar në Mykonos. Një i ri grek ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.
Sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një vajzë, me të cilën ai ka pasur lidhje dy vite më parë.
23-vjeçarja mësohet se është në gjendje jo të mirë psikologjike, ndërsa ka dëshmuar në polici për ngjarjen e rëndë, në të cilën ka qenë dëshmitare.
Pas përleshjes 33-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.
Pas krimit, vrasësi është vetëdorëzuar në polici.
(BalkanWeb)