ITALI- I riu në foto është Emanuel Rroku, 23 vjeç. Ai u vra dy netë më parë në një festë mes shqiptarëvë në Milano. Por befas ka nisur një konflikt dhe shkak është bërë një femër. Kaq ka mjaftuar që një 34-vjeçar shqiptar të qëllojë me armë ndaj një bashkëkombasi 30-vjeçar.
Plumbave nuk ju ka shpëtuar dot 23-vjeçari Frroku nga Shkodra i cili ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.
Autori i ngjarjes së rëndë u arrestuam por ndodhet rëndë në spital pasi u rrah nga bashkëatdhetarët e tjerë.
PO punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Deri më tani arsyeja sipas hetuesve ka qenë banale e nisur për një femër.