36-vjeçarja publikoi në Instagram një foto të një sallate tradicionale Olivier ku mbi të shkroi ” Russiazz të mërkurën “, e cila tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ukrainas të cilët e interpretuan si referencë për simbolin e luftës “Z” që shihet në tanket dhe automjetet ushtarake ruse.
Postimi erdhi vetëm një ditë pasi forcat ruse hodhën një raketë Kalibr në qendrën e qytetit të Vinnytsia, e cila vrau 23 njerëz, përfshirë tre fëmijë.
Pas reagimeve të shumta Irina e fshiu menjëherë foton. Modelja, e cila dikur ishte e fejuar me aktorin Bradley Cooper , disa kohë me parë ka pozuar me një libër që tregonte imazhin e Putinit .
“Irina Shayk – modelja me famë botërore nga Rusia, e cila kohët e fundit ka punuar për @Beyonce, Jean Paul Gaultier, @Burberry dhe të tjerë – postoi një foto në Instagram me fjalën “Russianzz”,” shkroi gazetarja ukrainase Maria Romanenko .
Ndërsa disa ndjekës të irrituar komentuan: “Unë nuk mund ta imagjinoj! Vdekjet e shkaktuara nga Rusia ju i mbështesni ata dhe shkruani Z…”
“Shpresojmë që një ditë të ndiheni njësoj si njerëzit nga Ukraina që humbën fëmijët e tyre”,- u shpreh dikush tjetër.