Ballina Lajme “Mjerë ata që nuk kanë për ilaçe e kimioterapi”, pacientja: Kanceri ka...

“Mjerë ata që nuk kanë për ilaçe e kimioterapi”, pacientja: Kanceri ka shumë kosto

20

Pensionistja Fatbardha Pasholli ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians”, për të folur rreth përvojës së saj me kancerin e gjirit.

Ajo është diagnostifikuar para 7 viteve me kancer në gjoks, por më pas sëmundja ju përhap edhe në mushkëri.

Pasholli tha se kjo është një sëmundje kurimi i të cilës kushton shumë dhe është shumë e vështirë, për ato familje që nuk kanë mjaftueshëm të ardhura.

“Është e vështirë, është shumë e vështirë. Unë them po ata që nuk kanë për të marrë ilaçe në farmaci? Është tmerr. Tani është pak më ndryshe, se më para nuk gjeje as ilaçe. Ka shpenzime për një familje. Do të jetosh, kujdesu”,-tha pacientja.