Ballina Lifestyle & Showbiz “Mjekët më shpëtuan jetën”, Fedez flet për herë të parë për gjendjen...

“Mjekët më shpëtuan jetën”, Fedez flet për herë të parë për gjendjen e tij shëndetësore

7

Në pamje të parë duket sikur Fedez dhe Chiara Ferragni kanë gjithçka për të qenë të lumtur: një familje të bukur e të shëndetshme, famë, pushtet dhe një perandori ekonomike krijuar nga të ardhurat në muzikë dhe modë, por ja që nuk është kështu, sepse problemet shëndetësore vijojnë të trazojnë herë pas here lumturinë e tyre. Një vit më parë, Fedez do të pranonte publikisht se vuante nga një tumor i rrallë neuro-endokrin i pankreasit. Si rrjedhojë artisti iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale në spitalin “San Raffaele” të Milanos, mirëpo duket se sfidat me shëndetin nuk kanë mbaruar ende për të.