Ballina Lajme Politike Mitsotakis flet pas lirimit të Belerit: Ne duam marrëdhëniet të mira me...

Mitsotakis flet pas lirimit të Belerit: Ne duam marrëdhëniet të mira me Shqipërinë

17

“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë dhe mes këtyre fqinjëve është edhe Shqipëria”, u shpreh kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pasi u pyet lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama pas lirimit të Fredi Belerit.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas hapjes zyrtare të Panairit Ndërkombëtar në Selanik, Mitsotakis tha se dy vendet kanë kaluar një periudhë të vështirë në planin dypalësh, por që tashmë ka kaluar.

Pas daljes nga burgu i Fredi Belerit dhe zgjedhjes së tij si eurodeputet të PE, Mitsotakis tha se me ndihmën e tij do të mund të sigurojnë të drejtat e pronës së minoritet grek në Shqipëri. Sipas Mitsotakis çështja e pronave është edhe kusht për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

“Ne duam marrëdhënie të mira dhe kjo ndodh duke respektuar të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Çështja e të drejtave pronësore është ende aktuale dhe është një parakusht i domosdoshëm që vendi të ecë përpara në rrugën evropiane. Me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht”.

Çështja Beleri u kthyer në një “mollë sherri” mes Greqisë dhe Shqipërisë, pas arrestimit të tij dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023 për akuzën e blerjes së votave. Ai u dënuar me 2 vite burg dhe u lirua pak javë para përfundimit të dënimit.

/rtsh.al/