Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi poseduesin e shumës prej 404 mijë eurove të gjetura në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, të fshehura në tubin e aspiratorit. Ndërsa gruaja ka konfirmuar përpara organeve hetimore se 120 mijë euro i përkisnin ish-zyrtares Alda Klosi, sipas Neës 24 ajo nuk po bashkëpunon për të treguar se ku e ka marr pjesën tjetër të parave
Në celularin e të dyshuarës janë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtëpitë e të cilëve Dobi i pastronte prej kohësh. Të thirru pranë organit të akuzës, disa prej tyre kanë deklaruar se u janë vjedhur vetëm bizhuteri, ndërsa të tjerë kanë pohuar se në banesat e tyre nuk është kryer asnjë vjedhje.
Rozeta Dobo dhe djali i saj Havier janë tashmë në masnë e sigurise me burg, ndërkohë që gruas i është ofruar lehtësim në dënimin e të birit, në rast të bashkëpunimit me drejtësinë. Njëkohësisht po hetohet për llogaritë bankare dhe prona të tjerë të Rozeta Dobit, por edhe të Alda Klosit, ish-shefe e kabintetit në ministrinë e drejtuar nga Arben Ahmetaj./Opinion.al