Mirlind Daku e nis në mënyrë perfekte sezonin e ri në Superligën e Rusisë. Futbollisti i Kombëtares shënoi gol në raundin e parë.
Mirlind Daku e nis në mënyrë perfekte sezonin e ri në Superligën e Rusisë. Futbollisti i Kombëtares shënoi gol në raundin e parë, duke gjetur rrjetën ndaj ekipit Pari NN. Daku realizoi golin e barazimit në minutën e 5-të.Vendasit gjetën rrjetën që në minutën e tretë të sfidës, por me aksionin e parë që krijoi Rubin Kazan, ishte pikërisht Daku ai i cili që çoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat për ekipin e tij. Në këtë edicion Daku mban numrin 10 në fanellë me Rubin Kazan dhe pavarësisht zërave që e kanë parë atë të lëvizë drejt kampionateve më të rëndësishme, duket plotësisht i fokusuar te klubi rus dhe paraqitjet sa më të mira me të.