Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, njoftoi sot se shkollat në të gjith sistemin parauniversitar në vend do të rihapen ditën e enjte më 5 janar 2022.
Njoftimi qartëson shumë nxënës e prindër pasi më herët ishte lajmëruar se shkollat do të rifillojnë të mërkurën më 4 janar në sistemin shtetëror dhe më 9 janar në shkollat private.
Kushi, në mbyllje të vitit 2022 zhvilloi një takim me drejtuesit e të gjitha zyrave arsimore për të analizuar punën e bërë gjatë këtij viti, si dhe për të diskutuar dhe adresuar problematikat e ndryshme të arsimit parauniversitar.
Gjithashtu, ministrja kërkoi marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor për vitin 2023, i cili nis më 5 janar.
Në një postim në rrjetet sociale ministrja Kushi tha se kërkoi marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor në datën 5 janar 2022. /noa.al