Ballina Lajme Ministrja gjermane në Tiranë: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik...

Ministrja gjermane në Tiranë: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik Procesin e Berlinit

4

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock ka folur lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

E ndodhur në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, Baerbock tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik procesin e Berlinit.

Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi si dhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

Në qendër të takimit është forcimi I bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore agjenda e gjelbër dhe ajo digjitale.