Së fundmi Cristiano Ronaldo njoftoi hapjen e një kanali zyrtar në YouTube, ku për pak orë arriti 15 milion “subscribes”.
Në kanalin e sapohapur, CR7 ka ngarkuar vetëm 11 video, të cilat kanë marrë miliona klikime dhe që lidhen më së shumti me jetën e tij private.
“Pritjes i erdhi fundit. Kanali im në YouTube më në fund arriti! SIUUU abonohu dhe m’u bashko në këtë rrugëtim të ri”, shkroi futbollisti i Al Nassr.
CR7 i ka 112,6 milionë ndjekës në rrjetin social X, 170 milionë në Facebook dhe 636 milionë në Instagram.