Kreu i PL-së Ilir Meta në një intervistë për mediat, ka treguar arsyet që u nda nga Monika Kryemadhi, ku ndër to thotë se ishte deklarata e Kryemadhit në SPAK.
“Prioritetet e mia është beteja deri në fund me këtë regjin mafioz. Nuk është se kryesia nuk kanë qenë në dijeni të vendimi apo marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh. Sa i takon vendimit, është marrë pas deklaratave bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve në SPAK. E respektoj mendimin ndryshe”
“Vendimin për t’u ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK. Për divorcin me Monën i tregova vetëm djalit dhe motrës time. Mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin! Për të tjerët, zero!”– tha Meta.
-Ja keni thënë kryemadhit këtë vendim pasi është shprehur e habitur pas këtij vendimi?
“Që përpara konventës nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh, nuk mendoj se procesi do të jetë problematik, sepse kjo zgjidhje uroj që t’i japë fund çdo keqkuptimi apo mjegulle në publik mbi qëndrimet e mia dhe njëkohësisht unë besoj se nuk do të ketë asnjë problem sepse çdo gjë i përket Kryemadhit dhe fëmijëve të mi”.