Ballina Lajme Politike Meta flet për bashkëpunimin me Berishën: Ideja e primareve e mrekullueshme

Meta flet për bashkëpunimin me Berishën: Ideja e primareve e mrekullueshme

1

Pas deklaratës së bërë më herët ditën e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili bëri të qartë se do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë, kreu i kësaj të fundit, Ilir Meta tha se kjo është çështje me rëndësi, sidomos në kushte të një pushteti vendor ilegjitim.

Ai ka përshëndetur idenë e primareve që ka futur Berisha, “dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë”, tha ai.

“Kjo është çështje me rëndësi, në kushte të një pushteti vendor ilegjitim, ku opozita s’ka asnjë këshilltar në Shqipëri, i ftoj opozitarët të forcojnë monitorimin ndaj vendimeve të Këshillave Bashkiake, kudo ka afera lokale sepse s’ka kontroll nga opozita, dhe ne padyshim që do bashkëpunojmë me forcat e vërteta opozitare. Përshëndes idenë e primareve që ka futur Berisha, dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë. Do bashkëpunojmë në mënyrë më transparente, me rëndësi qytetarët të marrin në dorë pushtetin vendore, dhe do bëjmë përpjekje që kjo këtë ndodhë para zgjedhjeve vendore. Përgjegjës është vetëm Edi Rama për këtë situatë”, tha Meta.