TIRANË
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur para Konventës Kombëtare të kësaj force. Meta tha se është një ditë e rëndësishme sepse është konventa e parë e Partisë së Lirisë.
Ai bëri të ditur se do të prezantohet programin dhe statuti i PL si dhe angazhimin që Shqipëria t’iu përkasë të rinjve.
“Është një ditë e rëndësishme sepse është konventa e parë e Partisë së Lirisë. Më 25 korrik ishte konventa e fundit e LSI-së e cila mori vendimin për t’i hapur rrugë krijimit të PL. Në më pak se 100 ditë vijmë në këtë konventë ku do të prezantojmë programin dhe statutin e PL si dhe angazhimin tonë që Shqipëria t’iu përkasë të rinjve.
PL ka këtë angazhim madhor që këta të rinj t’i mbajë këtu, t’i kthejë këtu dhe që të rinjtë tanë të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë dhe burimi i lumturisë dhe mirëqenies së shoqërisë sonë”, tha Meta.