Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Resmi Shanaj, me anë të një statusi në “Facebook” ka përcjellë një mesazh drejtuar komunitetit të bashkisë së Mallakstrës ku ka theksuar se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Mallakastrën, pasi do të zgjidhet njeriu që do të marrë në dorë fatin e qytetit dhe të qytetarëve për katër vitet e ardhshme. Sipas tij, qytetarët do të bëjnë një hap të rëndësishëm në luftën për ta çliruar Shqipërinë nga një regjim i shëmtuar, i cili ka uzurpuar çdo segment të funksionimit normal të shtetit.
Ai u bënë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë t’ju ikë e vetmja mundësi për ndryshim.
Në s𝘁𝗮𝘁𝘂𝘀𝗶n e tij 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗶 𝗥𝗲𝘀𝗺𝗶 𝗦𝗵𝗮𝗻𝗮𝗷 shkruan:
“Të nderuar mallakastriotë,
Fare pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore. Këto zgjedhje janë një proces shumë i rëndësishëm, ku jo vetëm do të zgjidhni njeriun që do të marrë në dorë fatin e qytetit dhe qytetarëve për 4 vitet e ardhshme, por do të bëni një hap të rëndësishëm në luftën për ta çliruar Shqipërinë nga një regjim i shëmtuar, regjim që ka uzurpuar çdo segment të funksionimit të shtetit dhe ka penguar zhvillimin normal të jetës për çdo individ.
Sot, vendit po i ofrohet një mundësi, një alternativë. Mos lejoni që një grusht manipulatorësh që s’u ka mbetur tjetër veç të mashtrojnë dhe të spekulojnë, për të mbrojtur karriget e tyre, të ndryshojnë vullnetin tuaj.
Mos lejoni t’ju ikë e vetmja mundësi për ndryshim! Kujtoni se ne jemi njerëz me dinjitet e mençuri dhe dimë të zgjedhim njerëzit e duhur që të na përfaqësojnë. Bëhuni pjesë e shumicës! Bëhuni pjesë e lëvizjes së madhe për ndryshim!”