Ballina Lifestyle & Showbiz “Mes dy dashurish”, burrin apo të dashurin, cilin zgjodhi në fund Esmaja?

“Mes dy dashurish”, burrin apo të dashurin, cilin zgjodhi në fund Esmaja?

90

Me siguri të gjithë e keni parë ditët e fundit historinë e Esmasë, vajza që la burrin dhe fëmijët, për të ikur me të dashurin.

Telenovelë e vërtetë, pasi 25-vjeçarja, e martuar dhe me fëmijë ia kishte mbathur me të dashurin e ri, Gertin, me të cilin u fejua dhe bënë aheng.

 

Pak ditë më pas ajo u kthye te burri, të cilit i kërkonte që të ktheheshin.

Pas disa muajsh, ajo i lutej Gertit që ta merrte përsëri dhe ky i fundit iu drejtua emisionit “Piranjat”, me planin e tij për ta rrëmbyer të fejuarën e martuar.

Esmaja pretendonte se burri e dhunonte dhe nuk ishte e lumtur me të, ndërsa bashkëshorti i vërtetonte të kundërtën.

Në fund të emisionit Esmaja ia mbath me Gertin, duke mos e kthyer kokën pas për fëmijët dhe burrin.

Por pasi kaluan disa ditë, ajo shfaqet mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit.