Ballina Lajme Kronike Merushe Gjuzi VR*U veten, djali i saj flet për jetën DRAMATIKE: Kujdesej...

Merushe Gjuzi VR*U veten, djali i saj flet për jetën DRAMATIKE: Kujdesej për nipin, motra ishte…

57

Për ngjarjen në fjalë është arrestuar bashkëshorti i viktimës, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Djali i Merushe Gjuzit, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24 ku ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj babait të tij, ndërsa theksoi se ai nuk ushtronte dhunë psikologjike ndaj nënës. Djali mes lotësh tha se prindërit shkonin mirë dhe nuk kishin konflikte.

Një vit kisha që kisha ikur në Gjermani. Para disa vitesh është zhdukur motra. I la nipin, dhe ajo kujdesej për nipin, 11 vjeç. Ajo ishte shumë mirë, e lashë mirë. Asgjë nuk është e vërtetë. Jeta paska qenë e vështirë për mua. Babai nipit i vdiq në një aksident. Nëna merrte misra në fshatrat e Elbasanit dhe i shiste ne Bishti i Zhurit.

Me këto të ardhura vinim vërdallë. Më pas ika unë në Gjermani, që ajo mos të punonte më. Por ajo nuk më dëgjonte, babai punonte shumë, ku të gjente. Pastronte kopshte, dhe oborre. Babai me mamanë s’kanë pasur asnjë problem. Nuk kemi qenë keq fare nga ana ekonomike, babai punonte në Greqi më herët.

Nuk kishin probleme. Se di si i hedhin baltë babës tim. Në orën 8 e 20 më ka rënë në telefon, por kam qenë në punë. Kur e mora në telefon, nuk mu përgjigj. Vetëm pas 2-3 orësh më morën në telefon dajet, shokët dhe më treguan.

Çdo ditë nga ora 9 më kanë telefonuar dhe më kanë treguar. Llafe në shtëpi mund të bësh, por nuk kemi pasur debate të mëdha. Ju lutem më sillni babain tim në shtëpi!”, tha djali i të ndjerës.