Ballina Lajme Merret vendimi, pedagogët bojkot pa afat: Të merren në konsideratë kërkesat tona....

Merret vendimi, pedagogët bojkot pa afat: Të merren në konsideratë kërkesat tona. Universitetet të na bashkohen!

1

Pedagogët do të vijojnë bojkotin e mësimit, pa afat. Ky ka qene vendimi qe morën sot ne protestën e tyre stafi akademik i universiteteve publike ne vend.

Protesta kombëtare u thirr dje nga Sindikata e pedagogëve.

Kjo e fundit bëri thirrje që protestës përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik t’i bashkohen pedagogë dhe studentë nga i gjithë vendi, ku do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, që i janë paraqitur përmes një kërkese më 30 gusht, kryeministrit dhe ministres së Arsimit.

Nje prej protestuesve tha se durimit i ka ardhur fundi.

DEKLARATA

Te dashur kolege te IAL-ve publike
Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.
Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.
Nëser, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit. Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre. Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.

Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes. Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale.

Misioni yne akademik vazhdon!

(BalkanWeb)