Tiranë- Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot te thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtare me 20 qershor.
Kryesia e PD vendosi Organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.
Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;
Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;
Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023.
Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.
Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023.