Ballina Lajme Merret peng me pistoletë avokatja në Korçë, nga qytetari që mbronte në...

Merret peng me pistoletë avokatja në Korçë, nga qytetari që mbronte në gjyqin për pronat

2

Një avokate është marrë peng nga një qytetar në Korçë, të cilin kjo shtetase e përfaqësonte në disa procese gjyqësore për pronat. Emrat nuk bëhen me dije, por Policia thotë se avokatja është mbajtur peng me një pistoletë me ajër.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Korçës dhe nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë. Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë këtë shtetas të kanoste me armë avokaten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie”, njofton Policia e Korçës.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.