Një banesë në një pallat në zonën e Myslim Shyrit është përfshirë ditën e sotme nga flakët.
Bëhet me dije se një hyrje në katin e fundit të pallatit është përfshirë nga flakët. Fatmirësiht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar flakët, por banorët janë frikësuar nga tymi dhe kanë dalë të gjithë jashtë.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.