Një 92-vjeçar ka humbur jetën në Fushë Krujë ditën e sotme. I moshuari humbi pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. I moshuari ishte i sëmurë, vuante nga skleroza dhe nuk arriti të dilte jashtë duke gjetur vdekjen. Për të kujdeseshin nipat, mirëpo në momentin e flakëve ato nuk ndodheshin në banesë.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”.