Ballina Rajoni “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të...

“Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 39-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve

48

Nëna e 41-vjeçares, Gjeorgjia Murati ishte një ndër personat e para që hodhi dyshimet se e bija mund të ishte vrarë nga partneri i saj.

Mediat greke shkruajnë se në deklaratën e saj të parë që ka dhënë pasditen e së mërkurës, më 3 janar, nëna 63-vjeçare e Gjeorgjisë ka deklaruar se një ditë para se të zhdukej, e bija e kishte njoftuar se do të qëndronte tek banesa e partnerit të saj.

“Pasi shkoi në shkollë, partneri i saj e mori në këmbë nga puna, rreth orës 22:00, siç mësova nga kolegët e Gjeorgjisë dhe shkuan në shtëpinë e tij. Akis nuk ka mjet transporti dhe zakonisht udhëtojnë me autobusë të qytetit dhe rrallë me taksi. Ai jeton në Kalamaria, nuk e di adresën e saktë”, tha ajo në dëshminë fillestare.

Lidhur me ditën e zhdukjes, 2 janar, nëna e viktimës ka treguar se në orën 07:52 i ka ardhur një mesazh në celular nga numri i Gjeorgjisë ku shkruhej: “Mami, mirëmëngjes. Nuk do vij tani ne mengjes se jam vonë dhe do të shkojë direkt në punë. Akisit nuk i thashë gjë, ai e di që do të vij në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”.

Ky ishte mesazhi i fundit që ajo ka marrë nga e ndjera, teksa hodhi dyshime se mënyra e të shkruarit nuk ishte e njëjtë me Gjeorgjinën.

“Që atëherë e deri më tani që po ju shkruaj, nuk kam pasur asnjë lajm për Gjeorgjinë , as nuk është kthyer në shtëpi. Celulari i saj është i fikur dhe në komunikim që kam pasur me çdo person të mundshëm që ka të afërm dhe marrëdhënie miqësore me Gjeorgjinë, ata nuk morën vesh dhe nuk mundën të më ndihmonin për gjetjen e saj. Kontaktova me të gjitha spitalet dhe më njoftuan se asnjë grua me emrin dhe karakteristikat e Gjeorgjisë nuk u shtrua. Gjeorgjisë nuk i ka ndodhur ndonjëherë në të kaluarën, përkundrazi, sa herë që do të vonohej, më lajmëronte me telefon”, dëshmoi ajo.