Në protestën që po zhvillohet ditën e sotme në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit në fytyrë më grusht nga një person.
Kjo ngjarje ka kumbuar dhe të mediat e huaja, Politiko i ka kushtuar një artikull këtij incidenti.
“Një person i infiltruar ka hyrë mes protestuesve dhe ka qëlluar liderin e opozitës Sali Berisha. Personi u neutralizua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe protestuesit.
Por ky incident nuk e ndali Sali Berishën. Ai ka vazhduar marshimin dhe ka drejtuar qytetarët në protestën kundër qeverisë.
Pasi mbërriti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha foli shkurt duke dënuar kriminelët. “Asgjë në botë nuk mund të na mposhtë ne, opozitën, njerëzit e fitores, nën Edi Ramën. Poshtë kriminelët do të triumfojmë, rroftë opozita shqiptare, ju nderojmë që jeni këtu për të protestuar kundër këtij regjimi kriminelësh’, tha Berisha nga foltorja”, ka shkruar Politiko.