Ballina Lajme Mediat e huaja pasqyrojnë incidentin në protestën e opozitës, Politiko: Si agresori...

Mediat e huaja pasqyrojnë incidentin në protestën e opozitës, Politiko: Si agresori goditi me grusht Berishën

1

Në protestën që po zhvillohet ditën e sotme në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit në fytyrë më grusht nga një person.

Kjo ngjarje ka kumbuar dhe të mediat e huaja, Politiko i ka kushtuar një artikull këtij incidenti.
“Një person i infiltruar ka hyrë mes protestuesve dhe ka qëlluar liderin e opozitës Sali Berisha. Personi u neutralizua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe protestuesit.

Por ky incident nuk e ndali Sali Berishën. Ai ka vazhduar marshimin dhe ka drejtuar qytetarët në protestën kundër qeverisë.

Pasi mbërriti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha foli shkurt duke dënuar kriminelët. “Asgjë në botë nuk mund të na mposhtë ne, opozitën, njerëzit e fitores, nën Edi Ramën. Poshtë kriminelët do të triumfojmë, rroftë opozita shqiptare, ju nderojmë që jeni këtu për të protestuar kundër këtij regjimi kriminelësh’, tha Berisha nga foltorja”, ka shkruar Politiko.

foto galeri