Ballina Lajme Me ritme të shpejta për rikonstruksionin e rrugës “Llaqi Kola” në Sheq...

Me ritme të shpejta për rikonstruksionin e rrugës “Llaqi Kola” në Sheq i Vogël. Premtim i mbajtur nga zotimet e kryebashkiakut Armando Subashi

1

Po vazhdon me ritme të shpejta puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Llaqi Kola’ në qytetin e Fierit. Tashmë si dhe në shumë zona të tjera puna është përqendruar kryesisht në periferi të qytetit, por edhe në fshatrat e njësive administrative, me qëllim që të ngushtohen diferencat urbane mes lagjeve të vjetra të qytetit dhe atyre të krijuara pas viteve ’90.

Në këtë fazë është duke u punuar në drejtim të realizimit të punimeve nëntokësore dhe për shumë pak ditë pas fazës së parë të shtrimit me stabilizant do të kalojë në fazën përfundimtare atë të shtrimit me asfalt. Sipas kreut të bashkisë së Fierit Armando Subashi vite më parë kjo rrugë ka qenë e shtruar me rërë bituminoze dhe sot po realizohet një investim i plotë me asfalt. Kjo zonë ka njohur një densitet të lartë banimi duke e sjellë si domosdoshmëri këtë investim.

Rruga ‘Llaqi Kola’ ka një gjatësi një km dhe lidh lagjen ‘Sheq i vogël’ me lagjen 1 maji duke krijuar kështu një arterie komunikimi me standarde të reja. Ndërkohë që ndriçimi publik është një element i plotësuar në këtë zonë duke sjellë dhe lehtësi në komunikimin e banorëve në orët e vona të mbrëmjes.

Këto ndryshime do të ndikojnë ndjeshëm jo vetëm në cilësinë e jetës së banorëve të saj, por edhe për zhvillimin e biznesit pasi në këtë zonë janë të ngritura një numër biznesesh duke ofruar kështu më shumë hapësira tregtimi.

Po sipas kreut të bashkisë Subashi këto investime do të pajisen me elementë të tjerë në kënde pushimi për të gjithë banorët duke krijuar kështu miniqendra ashtu si qendrat e tjera në të gjithë qytetin e Fierit./Tv Kombi/