Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një autobus i linjës së Institutit është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin me inicialet S. A.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Fatmirësisht personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.