Ballina Lifestyle & Showbiz “Më këpute shpirtin moj mami!”, Anna Lika rrëqeth me fjalët pas humbjes...

“Më këpute shpirtin moj mami!”, Anna Lika rrëqeth me fjalët pas humbjes së nënës

95

Ka humbur jetën parakohe Ilda Gjoni. Ilda është motra e Inis dhe Ingrid Gjonit dhe nëna e aktores së njohur Anna Lika.

“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pasi u mësua se ka humbur nënën.

Ilda ishte nënë e 3 fëmijëve, Anës, një vajze dhe një djali tjetër. Anna ka treguar në intervista të ndryshme se ka qenë vetëm 9 vjeçe kur nëna dhe babai i saj ishin ndarë. Por ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë, ajo nuk e kishte përjetuar si dramë ndarjen e tyre./albeu.com/