Me këngën “Due vite”(Dy jetë), Marco Mengoni është shpallur fituesi i edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos. Nga 28 artistët konkurrentë, në vendin e dytë u rendit Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Marco Mengoni me këngën ‘Due Vite’ do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion 2023 që do të mbahet në Liverpool.
Marco Mengoni ia kushtoi çmimin këngëtareve femra, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.
“Doja t’ia kushtoja fitoren të gjitha femrave që morën pjesë në festival. Pesë djem dolën në finale dhe kështu mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artisteve që sollën pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, tha ai pas ndarjes së çmimeve.
Përveç kurorëzimit fitues të përgjithshëm, Mengoni u nderua edhe me çmimin Giancarlo Bigazzi për kompozimin më të mirë muzikor.
Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me ‘L’essenziale’.
Pesë netët e Festivalit të Sanremo-s 2023 u transmetuan ekskluzivisht në RTSH Muzikë dhe RADIO TIRANA 1.
/rtsh.al/