Ballina Lajme Me 47 mijë euro të padeklaruara në çantë, ndalohen në Rinas 2...

Me 47 mijë euro të padeklaruara në çantë, ndalohen në Rinas 2 shtetas turq

1

47 450 euro janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit, ndërsa 2 shtetas turq janë proceduar penalisht për mosdeklarim të ardhurash

47 450 euro janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit, ndërsa 2 shtetas turq janë proceduar penalisht për mosdeklarim të ardhurash.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit turk E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa turkut tjetër S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 47 450 euro.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, shtetasit E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.