Më 27 shkurt do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë sonë dhe asaj të Malit të Zi. Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore.
Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.