Me 101 vota pro, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ka miratuar rezolutën për Kosovën që dënon sulmin në Banjskë, të kryer nga terroristët serbë më 24 shtator., ku mbeti i vrarë në krye të detyrës, polici Afrim Bunjaku.
Sië rrallë ndodh, mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë për hartimin e rezolutës që thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.
Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.