Një anije është mbytur në gjirin Evia-s. Deri më tani, nëntë persona janë shpëtuar. Ata dëshmuan se mjeti lundrues mbante 68 persona, të cilët vinin nga Afganistani, Egjipti dhe Irani. Roja Bregdetare Greke ka nisur një operacion masiv për gjetjen e të zhdukurve që ndodheshin në anije.
Sipas një njoftimi zyrtar të rojës bregdetare, operacioni filloi pasi një sinjal alarmi u dërgua nga pasagjerët. Ata kanë kërkuar ndihmë nga anija. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga kushtet e pafavorshme të motit, me erëra të forta.