Ballina Lajme Mbyllet me një bilanc pozitiv investimi në sistemin arsimor të bashkisë së...

Mbyllet me një bilanc pozitiv investimi në sistemin arsimor të bashkisë së Fierit në qytet dhe njësitë administrative. Subashi premton investime të reja në këtë drejtim për vitit 2023.

1

Viti që po lëmë pas mund të cilësohet i suksesshëm në punën e bashkisë së Fierit në drejtim të sistemit arsimor. Në çdo prononcim të tijin kryetari i bashkisë së Fierit e ka vënë theksin në drejtim të përmirësimit të kushteve në të cilat mësojnë nxënësit e bashkisë së Fierit si në qendër të qytetit, por edhe në ato të njësive administrative.

Pas mandatit të parë i cili më së shumti ka synuar në përmirësimin e kushteve në shkollave, kopshteve dhe çerdheve, në mandatin e dytë është punuar fuqishëm jo vetëm për përmirësim të kushteve, por edhe ndërtimin e godinave të reja me një infrastrukture tërësisht moderne.

Kështu, duke nisur nga qyteti i Fierit transformime rrënjësore do të kishte për nxënësit e një sërë shkollash si në gjimnazin “Janaq Kilica”, gjimnazin “Perikli Ikonomi”, apo në shkollat e sistemit nëntëvjeçar si “Penellopi Pirro”, “Andon Xoxa” apo për të numëruar një sërë investimesh në Levan, në Libofshë “Jovan Ndreko”, në Buzëmadh në shkollën “Veiz Myslymi” e deri në shkollën e Darëzezës së Re, e cila u rindërtua pas dëmtimeve te rënda të shkaktuara nga tërmeti i tre viteve më parë.

Ndërkohë investime janë kryer në një sërë palestrash të shkollave si nëntëvjeçare apo edhe të mesme. Po ashtu në qendër të vëmendjes përgjatë vitit 2022 kanë qenë godinat e kopshteve dhe të çerdheve duke siguruar kushte sa më të mirë të mirërritjen e tyre.

Në mënyrë të veçantë bashkia e Fierit i ka kushtuar sistemit të ngrohjes për periudhën e dimrit duke pajisur çdo njësi arsimore me soba dhe sasi të konsiderueshme lëndësh drusore. Gjatë parashtrimit të buxhetit të vitit 2023 kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka bërë të ditur se sërish sistemi arsimor mbetet një nga prioritetet e bashkisë së Fierit./Tv Kombi/