Më 28 dhe 29 gusht, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim informal, ministrat dhe kryetarët e bashkive.
Ftesa ju ka shkuar si zakonisht edhe kryebashkiakëve të opozitës.
Është kjo një mbledhje tradicionale të cilën shefi i qeverisë e bën para çdo sezoni politik për të bashkërenduar punët mes dy pushteteve.
Reformat financiare në pushtetin vendor dhe investimet kanë qenë çështjet kryesore që kanë diskutuar qeveritarët dhe pushteti lokal.
Tashmë një çështje e re i ndërlidh rrugët e dy palëve, pasi qeveria ka ngarkuar kryetarët e bashkive edhe me çështjen e legalizimeve.
Pasi jua la këtë detyrë të zgjedhurve vendorë, është koha për një bilanc dhe vlerësim të situatë, sipas të cilës, qeveria shpreson që t’i japë një shtysë këtij procesi, që sic e ka pranuar edhe kryeministri, u dëmtua rëndë ndër vite edhe për shkak të korrupsionit.
Një pjesë e dytë e takimi ndërlidh Partinë Socialiste me qeverinë dhe Kuvendin.
Këtu socialistët do të diskutojnë mbi sesionin e ri parlamentar, i cili është edhe i fundit përpara se Kuvendit të shpërndahet dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve.
Me një qeveri të rifreskuar dhe me një drejt të ri të Parlamentit, të majtët do të piketojnë axhendën e tyre që ju garanton fitoren.
PS-ja duhet të mbledhë edhe Asamblenë e saj Kombëtare për të zgjedhur kryesinë e re dhe 12 shefat politikë të qarqeve, që do të jenë edhe shtabi elektoral për zgjedhjet e pranverës.