Ballina Lajme Politike Mbillen pemët e para në Patos në zbatim të vendimit të Partisë...

Mbillen pemët e para në Patos në zbatim të vendimit të Partisë Socialiste për të shkurtuar shpenzimet për propogandën elektorale.

2

Tv Kombi

Rituali i mbjelljes së pemëve është nisur dhe në Bashkinë e Patosit në kuadër të fushatës që socialistët kanë ndërmarrë në këtë drejtim. Ka qenë i deleguari i qarkut, deputeti socialist Taulant Balla, deputetja Antoneta Dhima që së bashku me kandidatin socialist Fatjon Duraj kanë shënuar kështu këtë fushatë. Këta drurë dekorativë që ndikojnë në shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara janë të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste, në zbatim të vendimit për të shkurtuar shpenzimet për mjete propagandistike elektorale.

Sinjali i parë në këtë drejtim të mbjelljes së drurëve dekorativë u dha së pari nga kryeministri Edi Rama që së bashku me kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputët mbollën pemët në sheshin “Skënderbej “. Në një farë mënyre kjo ishte dhe çelja e fushatës elektorale, ndryshe nga opozita që do t’i mbledhë sot në një tubim elektoral.

 

/TV KOMBI/