Ballina Lajme Mbi 500 të ftuar në iftarin e shtruar nga kryetari i bashkisë...

Mbi 500 të ftuar në iftarin e shtruar nga kryetari i bashkisë Armando Subashi në Natën e Kadrit.

1

 

Në Natën e Kadrit, një nga momentet më të veçanta për besimtarët myslimanë kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi shtroi një iftar me besimtarët myslimanë, por jo vetëm, me praninë dhe të deputetit Taulant Balla. Përmes dashurisë, fjalëve të ngrohta u ndanë urimet më të mira për më shumë mirësi, tolerancë, dashuri, solidaritet e shoqëruar me lutjen: “Zoti ua pranoftë të gjithëve!” Në urimin e tij i deleguari i PS për qarkun e Fierit, deputeti Taulant Balla do të shprehej ” Shumë faleminderit që e nderuat dhe e respektuat këtë ftesë të kryetarit të bashkisë Armando Subashi. Fieri si dhe gjithë Shqipëria është një nga modelet më të mira të bashkëjetesës fetare. Edhe sot bashkë me ne këtu ka edhe besimtarë të besimeve të tjera fetare, por ajo që e bën të bukur darkën e iftarit është pikërisht miqësia dhe mikëpritja për këdo që është i ftuar. Unë dua ta falënderoj dhe në emrin tuaj kryetarin e bashkisë Armando Subashi që na mblodhi në këtë iftar madhështor me 500 të ftuar që është diçka të bukur. Po Ashtu të falënderoj mikun tim myftiun Ermirin i cili është një model i shkëlqyer i udhëheqësisë, por natyrshëm dhe model i shkëlqyer i komunikimit dhe përçimit të mesazheve të bashkëjetesës ndërfetare këtu në Fier. Nata e Kadrit është më e rëndësishmja në muajin e Ramazanit ku thuhet se Pejgamberit Muhamet i zbritën ajetet e para kuranore, kështu që sot është një natë që jemi shumë pranë zotit. E, pra, duke mësuar nga kjo natë që falim më shumë mëkate dhe natyrshëm që kujdesi i zotit për ne është më i madh dua t’u uroj gjithë besimtarëve myslimanë të Fierit dhe gjithë Shqipërisë: Gëzuar Natën e Kadrit ! Gëzuar muajin e madhnueshëm të Ramazanit!”. Ndërsa kryetari i bashkisë Armando Subashin do të shprehej “Përulem me respekt përpara jush për vullnetin dhe sakrificën në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit. Zgjodha sot të isha pranë jush ndoshta në natën më të rëndësishëm të këtij muaji për t’iu përcjellë urimet më të përzemërta: Gëzuar Natën e Kadrit! Natën e bekuar të paqes dhe të zbritjes së Kuranit në tokë mësimet e të cilit na drejtojnë drejt mirësisë, paqes dashurisë, respektit dhe solidaritetit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Sakrifica dhe agjërimi, më shumë se gjithçka i shërben shpirtit prandaj ky duhet të jetë një reflektim për të gjithë ne për të qenë më të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që na rrethon për t’u zgjatur duart atyre që kanë më shumë nevojë, atyre që kanë humbur shpresën. Forcojnë vlerat e Ramazanit për të qenë të lumtur, e për t’i bërë të tjerët të lumtur. Vetëm së bashku duke vënë jetë virtytet njerëzore me vullnet, punë dhe bashkëpunim do të mundohemi të krijojmë kushte më të mira, për një jetë më të mirë, për një vend më të mirë. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe sakrificën tuaj. Bekimet e tij, mirësia dhe paqja mbizotërofshin në familjet tuaja.” Ashtu dhe në Fier, si në të gjithë Shqipërinë, toleranca fetare, mirëkuptimi dhe harmonia janë një nga pasuritë madhore të popullit tonë, bazë e qëndresës historike